KreuAktualitetiKQZ merr VENDIM “final” për kutitë e ardhur nga Greqia

KQZ merr VENDIM “final” për kutitë e ardhur nga Greqia

KQZ merr VENDIM “final” për kutitë e ardhur nga Greqia

Ilirjan Celibashi ka njoftuar se KQZ ka pranuar kërkesën e PS dhe ka vendosur hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi.

Celibashi theksoi se asnjë kuti nuk është vlerësuar e parregullt, ndaj është detyrim ligjor për te numëruar dhe vlerësuar çdo vote dhe çdo zarf që gjendet në këto kuti.

“Komisioni shtetëror i zgjedhjeve vendos vazhdimin dhe përfundimin e numërimit dhe të vlerësimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të votuesve nga jashtë të ardhur në KQZ, si dhe tabelimin e rezultateve përkatëse për subjektet zgjedhore, kandidatët që i janë nënshtruar votimit për çdo qark. Ky urdherim përfshin gjithashtu edhe zarfet që nuk janë shqyrtuar dhe janë administruar sipas vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 1121, datë 12.05.2025. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Kujtojmë se votat e mbërritura nga Greqia u lanë pezull pas kërkesës së bërë nga PD-ja e Sali Berishës.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit