Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiIvi Kaso tregon për deputetin e ri që do të ketë PD-ja:...

Ivi Kaso tregon për deputetin e ri që do të ketë PD-ja: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini Salianji më tha se merak kishte vetëm familjen.

Ivi Kaso tregon për deputetin e ri që do të ketë PD-ja: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini Salianji më tha se merak kishte vetëm familjen.

Drejtuesi politik i PD-së Rithemelimit për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se është ende shpejt për të ditur nëse Andrea Mano do ta pranojë mandatin e Ervin Salianjit, teksa e cilësoi dënimin e deputetit demokrat si të padrejtë. Kaso ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, i cili i ka thënë se merak ka vetëm familjen, kurse aksionin opozitar e vijon edhe nga burgu.

-Andrea Mano vjen si pasues i Salianjit, a do ta pranojë ai, është pjesë e grupit tuaj parlamentar apo do të shkojë të grupimi i Bashës?

Është ende herët për të bërë një parashikim të tillë, sigurisht z. Mano, i cili ka qenë në listën e kandidatëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, është personi në radhë i cili në bazë të vendimmarrjes të pritshme të Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve, duhet të përfitojë mandatin i cili ju hoq padrejtësisht, si pasojë e një vendimi politikisht të motivuar, deputetit Ervin Salianji.

Pavarësisht kontakteve politike që kemi me Manon, unë nuk kam një informacion të saktë nëse do e pranojë mandatin e deputetit, por nëse do ndodhte, nuk do ta shihja në asnjë vend tjetër kontributin edhe në këtë funksion të tij, sikundër ai që ka qenë përgjatë këtyre viteve nën siglën dhe rreth emrit të PD.

-Pyetje a keni kontaktuar me Z.Salianji?

Po, kam kontaktuar, madje kam pasur mundësi të diskutoj tema të ndryshme me të. Ai ka treguar një shkallë të lartë integriteti jo vetëm politik, por edhe personal përsa kohë që pavarësisht se i bindur 100% se vendimmarrja politikisht e motivuar e gjykatës nuk e prekte në asnjë mënyrë dhe të mos i krijonte atij asnjë pasojë.

U përball në mënyrën më të mirë të mundshme me këtë situatë dhe gjithë vëmendja e tij është për familjen, të afërmit që e vuajnë në mënyrë të padrejtë, sikundër kolegët dhe bashkëpuntorët e vetë të Partisë Demokratike, veçanërisht ata të qarkut të Korçës dhe Elbasanit. Kanë qenë komunikime të natyrës familjare, po aq edhe të natyrës politike ku është rikonfirmuar vendosmëria e tij, që pavarësisht kushteve, të vazhdojë aktivitetin politik.

Andrea Mano është një nga figurat e P.D që ka më shumë kontribut në PD

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments