KreuAktualitetiJa futi telefonin në qeli Erion Veliajt? Ministri Manja flet për herë...

Ja futi telefonin në qeli Erion Veliajt? Ministri Manja flet për herë të parë: Në burg…

Ja futi telefonin në qeli Erion Veliajt? Ministri Manja flet për herë të parë: Në burg…
Erion Veliaj prej 12 shkurtit ndodhet në ambientet e paraburgimit në qytetin e Durrësit pasi akuzohet nga SPAK për ‘korrupsion’ dhe ‘pastrim parash’.

Përmes një pyetje me spec “Lolita” i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës me aludimet që qarkullojnë lart e poshtë se kryebashkiakut i është futur telefon në qeli.

》Pyetja: Ka fjalë që nëpër burgje futen telefona, a i keni futur telefon Erion Veliajt sepse ai poston çdo ditë në Facebook dhe pse nuk i fusni Ilir Metës që të pajtohet me Monikën, se shpirt ka dhe ai i shkreti?

》Përgjigjet Manja: “Instutcionete vuajtjes së dënimit kanë rregulla të posaçme ligjore. Vetë ligji e ka parashikuar një sërë mjetesh komunikimi që banorët e rezidentë në këto institucione kanë me familjarët e tyre. Ka telefona, telefona të vendosura në institucionet tona ku çdo i dënuar ka të drejtë të komunikojë me familjen brenda limitit. KA dhe takime me familjarët. Pra ka një mundësi të madhe komunikimi dhe nëse dikush kërkon të jetë i pranishëm në jetën e dikujt ne ja kemi krijuar mundësinë, edhe Ilir Metës”

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit