KreuAktualitetiSynojmë 1 milionë vota dhe 9 mandate në këtë qark, tha Rama...

Synojmë 1 milionë vota dhe 9 mandate në këtë qark, tha Rama në Durrës

Synojmë 1 milionë vota dhe 9 mandate në këtë qark, tha Rama në Durrës

Kryeministri Edi Rama, thotë se PS synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve.

Rama gjatë një takimi në Durrës, tha se në këtë qark PS synon 9 mandate deputetësh. Ai shtoi se sot PS është në momentin njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit.

“Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht. Sot ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një votë përtej mbështetësve natyralë dhe tradicionalë të PS. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë vota, por 1 milionë, duke përfshirë dhe emigrantët”, tha  Rama

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit