KreuKulturë / ArtJanë dy veteranët fotografë korçarë – Dhimitër Terpini, i njohur edhe si...

Janë dy veteranët fotografë korçarë – Dhimitër Terpini, i njohur edhe si Miti Kecka dhe Niko Burda.

Janë dy veteranët fotografë korçarë – Dhimitër Terpini, i njohur edhe si Miti Kecka dhe Niko Burda.

Nga Klodi Stralla

Është një foto shumë e njohur për secilin korçar të viteve 60-70-80′ të, të shekullit të kaluar. Janë dy veteranët fotografë – Dhimitër Terpini, i njohur edhe si Miti Kecka dhe Niko Burda. Aso kohe aparatet fotografike familjare ishin të pakta dhe shumica e fotove të fëmijërisë dhe rinisë tonë, bardhë e zi, janë vepër e duarve të tyre të arta.

Unë kam patur rastin t’i njoh nga afër se të dy punonin në një dyqan, në të djathtë të rrugës të Kinema “Verores”, ku edhe unë banoja. Ishte një dyqan njëkatësh, pronë e familjes Kotti, që me siguri e kishte lëshuar me qerra. Aty disa vite ka punuar edhe një tjetër fotograf i talentuar – Stavri Stiko. Punonin me pasion dhe përkushtim, ndonse në kushte tepër të vështira, ku në një mjedis 20 m2 detyroheshin të prisnin klientët, të bënin foto me blic, si dhe të lanin dhe stamponin filmat, procese që sot teknologjia digitale i ka lenë në kujtesën e brezit tim.

Respekt për këtë brez artistësh profesionistë, mirënjohje, sot, në Ditën botërore të fotografimit!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit