Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiJanë shkatërruar, thyer e rrëzuar sot disa nga skulpturat e parkut të...

Janë shkatërruar, thyer e rrëzuar sot disa nga skulpturat e parkut të qytetit të Korçës.

Janë shkatërruar, thyer e rrëzuar sot disa nga skulpturat e parkut të qytetit të Korçës

Në këtë kohë që Korça po shijon pikun e sezonit turistik dimëror, skulpturat e parkut të qytetit vandalët  kanë dëmtuar. Një rast i përsëritur ky dhe që sigurisht ndodh pasi nuk ka një dënim për dëmtuesit e mëparshëm.

Ndërkohë Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo, ka shprehur indinjatën e tij në një postim në faqen zyrtare të bashkisë:

-Dëmtohen skulpturat e Parkut “Rinia” në Korçë.

Sot në orët e para të mëngjesit persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar rënde dy prej skulpturave të vendosura në galerinë e hapur përbri Parkut “Rinia”.

Skulpturat që çdo vit i shtohen këtij koleksioni, realizuar nga artistë nga vende të ndryshme të botës janë vlerë për Korçën dhe vizitorët.

Bashkia dënon veprimin e qëllimshëm të dëmtimit të tyre dhe iu bën apel institucioneve përgjegjëse për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarje të shëmtuar!

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments