KreuAktualitetiDr Dorian Shkëmbi: "Ngrohja me dru zjarri mund të duket ekonomike, po është...

Dr Dorian Shkëmbi: “Ngrohja me dru zjarri mund të duket ekonomike, po është me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e të gjithëve. Me këtë ndotje bashkëjetojmë për të paktën 6 muaj të vitit”.

Ngrohja me dru zjarri mund të duket ekonomike, po është me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e të gjithëve. Me këtë ndotje bashkëjetojmë për të paktën 6 muaj të vitit.

Shumë herë është ngritur problemi i ndotjes në Korçë, por asgjë nuk është bërë për ti dhënë zgjidhje problemit të ngrohjes me dru zjarri. Tymi mbytës që çlirohet nga djegja e tyre është kthyer në një burim sëmundjesh për qytetarët korçarë.

Ja çfarë shkruan doktori i familjes Dorian Shkëmbi për virozat e stinës dhe dëmin që sjell djegia e druve të zjarrot në nndotjen e mjedisit:

“Infeksione të shpeshta respiratore në këtë periudhë? Kollë dhe alergji që zgjasin për javë e muaj? Raste me kancer pulmoni me etiologji të pashpjegueshme? Shkaqet janë nga më të ndryshmet, por një nga më madhoret është ndotja e tejskajshme e qytetit tonë gjatë muajve të dimrit.
Më poshtë janë dy matje të nivelit të ndotjes; në drekë, kur supozohet që njerëzit të jenë ende në punë dhe një pjesë e madhe e sobave të familjeve nikoqire korçare të jenë fikur dhe tani në darkë, kur ndotja është në pikun e vet. Shifrat janë alarmante dhe të mendosh që këtë vit temperaturat janë më tepër të vjeshtës se të dimrit!
Ngrohja me dru zjarri mund të duket ekonomike (megjithëse nuk mund të quhet më e tillë ), po është me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e të gjithëve. Me këtë ndotje bashkëjetojmë për të paktën 6 muaj të vitit.
Për këtë problem duhet gjetur patjetër një zgjidhje.”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit