Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiStjuardesa 24-vjeçare e “Air Albania” vdes sapo mbërrin në Angli

Stjuardesa 24-vjeçare e “Air Albania” vdes sapo mbërrin në Angli

Vdes stjuardesa 24-vjeçare e “Air Albania”

Një stjuardesë 24-vjeçare e linjës ajrore “Air Albania” është shembur në tokë dhe ka humbur jetën në momentin që aeroplani kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.

Lajmin e bëjnë me dije mediat britanike, të cilat shkruajnë se ambulancat dhe ekipet e ndihmës së parë nga Essex dhe Herts iu përgjigjën thirrjes së emergjencës nga kabina e avionit nga Tirana.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi është bërë publike.

Shërbimi i ambulancës e dërgoi vazjën në spitalin Princess Alexandra në Harloë, por mësohet se ajo nuk arriti të shpëtojë.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: “Ne i erdhëm në ndihmë kolegëve tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim për për shëndetin e dikujt”.

Indie ka kontaktuar me “Air Albania” për detaje të mëtejshme, por nuk ka marrë përgjigje.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments