Jasir Asani flet për supergolin dhe çfarë i tha Sylvihno
‘Goditja fenomenale! E merituam fitoren!’
Supergoli i Jasir Asanit çmendi tifozët e Kombëtares shqiptare. Në një prononcim pas fitores Asani falenderoi Sylvihno që I bëri ftesë në kombëtare.
Jasir Asani: Me rëndësi është fitorja. U futa që në minutën e parë. Sylvinho ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Merituam fitore. Kam pasur bisedime edhe më përpara por nuk ka qenë e shkruar.Do të falenderoja Sylvinjo se nëse nuk do ishte ai do.Falenderoj nga zemra se ka bërë një kombëtare shumë të mirë. Kemi dhe tre ndeshje. Duhet të kthehemi në ekipe e të bëjmë më të mirën”
Ai zbulon dhe bisedën me Sylvihnon
“Më tha se goditja ishte fenomenale dhe nuk e prisja që do të godisje nga ai pozicion. I thashë ishte momenti. Unë e kam shënuar golin por meritë është e Sylvinjos dhe e skuadrës “

Postimi i tj në fb
3 pikë! 3 pikë! 3 pikë! Fitore e madhe sonte në ‘Air Albania’ kundër rivalit tonë kryesor, Polonisë. Shumë i lumtur edhe për golin që shënova. Të gjithë luajtëm si ekip, ashtu sikurse kishim premtuar me shpirt e zemër në fushë.
Jemi në vend të parë. Kemi dhe tre finale. 3 FINALE. Pa eufori, por ëndrra jonë është vetëm një: FINALET E “GJERMANI 2024”.
Këtë gol ia dedikoj familjes sime dhe të gjithë shqiptarëve sonte në të gjithë botën. Por kryesisht trajnerit Silvinjo, ai i cili besoi tek unë. Faleminderit Mister, faleminderit Shqipëri

