KreuAktualiteti“ Ka ditë në vjeshtë që ngjajnë si pranverë!”/ Gjergj Zefi

“ Ka ditë në vjeshtë që ngjajnë si pranverë!”/ Gjergj Zefi

Ku ishe ti, mëngjeseve të kulluara
Kur lindi dielli,
Kur çelën lulet në kopshtin tim..
Ku dreqin u vonove
Kur kundërmonte erë e blirit
Në krye të rrugicës së vjetër..
Të prita, agimeve të trazuara
Të stinës sime..
..dhe nuk erdhe!
Si vjen tani kaq serbes
Pa kërkuar as falje..
Tani që po bien gjethet Anekënd lëndinës’ime gjysëm-djerrë Ik, largohu prej këtej, Tani fillon shtërngata.. Mos u gënje, nga kthjellësia rastësore e qiellit Nuk është dritë ajo që sheh në sytë e mi Është vezullimi i diellit në perëndim Mos u mashtro, Nga bulëzat e vesës të shpërndara në erë.. Ik, pa ardhur dimri Ka ditë në vjeshtë që ngjajnë si pranverë!

Gjergj Zefi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit