KreuAktualitetiKa nisur procesi zgjedhor në Kukës. Në garë janë Albert Halilaj dhe...

Ka nisur procesi zgjedhor në Kukës. Në garë janë Albert Halilaj dhe Emri Vata.

Ka nisur procesi zgjedhor në Kukës. Në garë janë Albert Halilaj dhe Emri Vata.

Kreu i KZAZ 11, Sahit Doçi në një prononcim për mediat është shprehur se gjithçka po vijon pa probleme. Me përjashtim të disa problemeve të vogla për sa i përket aparaturave çdo gjë tjetër është në rregull në të gjitha qendrat e votimit.

“Procesi i votimit ka nisur mbarë në gjithë qendrat e votimit në shkallë rrethi. Fillimet kanë qenë të mbara, kemi pasur probleme të vogla për sa i përket operatorëve, për vënien në punë të aparaturave. Por nuk kemi probleme shqetësuese. Procesi vazhdon normalisht.

Zgjedhjet  e pjesshme në Kukës mbahen sot pas video-skandalit me ish kreun e bashkisë Safet Gjici. Në fletën e votimit, zgjedhësit do të kenë mundësi të votojnë midis Alber Halilajt të PS dhe Emri Vata të opozitës.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit