Pyes:
Ka njeri sot në Korçë jo që t’i lexojë, por që t’i njohë a t’i dijë se ekzistojnë, këta kolosë të mendimit njerëzor: Dante, Petrarka, Bokaçio, Ariosto, Tasso apo edhe Giacomo Leopardi me paralipomenat e tij, për Homerin (pjesët që ky i fundit pra Homeri, nuk i pati thënë a ligjëruar në veprën e tij) libra këto që unë i kam gjetur të shiten, ashtu të hedhur e të tukequr si plehra, trotuarit, tek vjetërsirat???
Librat në fjalë, janë lexuar në Korçë në vitet 1926 – 1927 pra 100 vjet më parë, kur mbarë vendi kish një popullsi, rreth 80 – 90% analfabetë që firmosnin duke ngjyer gishtin në mellan.
Tani pyes përsëri: sot kur të gjithë kanë nga një smart-phon në dorë dhe lexojnë e shohin “Big Brother”, “Tik – tok”, “Facebook”, ka njeri që t’i njohë, jo t’i lexojë këta kollosë që i dhanë formë, Rilindjes Evropiane, pjesës më sublime të historisë së Evropës apo edhe të gjithë botës?
Ja pra pse jam krenar, për të kaluarën e qytetit ku u linda dhe ja pse e sotmja, më shqetëson për të ardhmen e tij, kur unë të mos jem.
Ilia V Ballauri
@NewsIn.Al

