Si do të votonin sot shqiptarët/ PS kryeson me 49.2%
Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story me Grida Dumën ka treguar tendencat aktuale të votuesve shqiptarë nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot.
Sipas të dhënave, Partia Socialiste (PS) do të fitonte me 49.2% të votave, ndërsa Partia Demokratike (PD) do të siguronte 35.7% të mbështetjes.
Ndërkohë, parti të tjera janë:
• Shqipëria Bëhet – 6.8%
• Mundësia – 1.6%
• PSD – 1.2%
• Lëvizja Bashkë – 0.9%
• Koalicioni Euroatlantik – 0.7%
• Nisma Thurje – 0.2%
• Parti të tjera – 0.3%
• Të pavendosur/refuzoj të përgjigjem – 3.4%
Sipas sondazhit, përqindja e pavendosur mbetet e ulët.
#MCLAUGHLIN, amerikani që ka bërë këtë sondazh që u publikua mbrëm në Top Story #TCH është personi që më sondazhet e tij ka qenë më i sakti në zgjedhjet presidenciale të #SHBA dhe ka bërë sondazhe personale për Donald Trump.
Ah, është edhe mik i afërt me La Civitën.
@NewsIn.Al
