KreuAktualitetiKa shkuar "6 herë te Salianji në burg", Gjekmarkaj: Akoma nuk e...

Ka shkuar “6 herë te Salianji në burg”, Gjekmarkaj: Akoma nuk e dimë pse është në qeli

“6 herë te Salianji në burg”, Gjekmarkaj: Akoma nuk e dimë pse është në qeli

Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i PD-së dhe Kuvendit, në emisionin “Kjo Javë”, tha se e ka vizituar 6 herë Ervin Salianjin, ish-deputetin e PD-së që ndodhet në burg.

Gjekmarkaj tha se Salianji është dënuar për një denoncim publik, ndërsa me denoncimin e tij i shërbeu opinionit publik të këtij vendi.

“Akoma nuk e dimë pse është në qeli deputeti Ervin Salianji, pasi ai ka bërë një denoncim publik, dhe është dënuar për një gjë tjetër që thuhet në vendim”, tha ai.

Duke folur për SPAK, Gjekmarkaj theksoi se ka arritur të bëjë lajme kohët e fundit, por opozita e ka ndjerë padrejtësinë e drejtësisë shumë. Në këtë kuadër, ai përmendi arrestin e Sali Berishës, burgosjen e Ervin Salianjit, dhe kjo ndoshta është pjesa më e keqe e drejtësisë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit