Kalimera Eladha! Është dita që vendi ynë fqinjë i tha “JO” Ultimatumit fashist …
28 tetor 1940, Ora 03:00 e mëngjesit. Ambasadori italian në Greqi, Emanuele Grazzi, viziton shtëpinë e kryeministrit grek Ioannis Metaxas dhe i jep atij një ultimatum, me kërkesën e diktatorit fashist italian Benito Musolini që Greqia të heqë dorë nga të drejtat e saj sovrane.
Metaxas refuzon ultimatumin fashist me “JO” të prerë duke thënë “Epo, kjo është luftë” (Alors, c’ est la guerre). Disa orë më vonë, trupat italiane tentojnë të pushtojnë kufirin greko-shqiptar.
Së bashku, ushtria greke dhe popullsia civile do të bëjnë një rezistencë heroike vetëmohuese, duke bërë që forcat fashiste italiane të gjenden nga pozicioni i agresorit në atë të të ndjekurit!
Ështe Dita e Greqisë… një ditë që përkujtohet çdo vit me krenari…
Ështe një ditë që bashkë me popullin grek e festojnë dhe mijëra familje shqiptare të cilat jetojnë atje…festojnë femijët tanë, ata femijë që lindën dhe shkollohen në shkollat greke…femijë shqiptarë që shumë herë harrohen nga shteti mëmë i prindërve të tyre…fëmijë, që tashmë nuk janë më “fëmijë”, të cilët janë dhe ndjehen krenarë që kanë vënë zemrën dhe shpirtin e tyre të padjallëzuar në urën e fortë të miqësisë midis dy popujsh të lindur për të qënë gjithmonë miq!
Festojnë familje shqiptare…festojnë për vendin që ju dhuroi jetën…për vendin që ju dha bijve dijen, kulturën…vendin qe i mësoi të jenë mirënjohës e të duan të mirën…
Festojmëtëgjithë ne që duam jetën e besojmë në mirësia e saj…

Gëzuar Festën Greqi !
Xronja polla Eladha !
Ilir Jano ,Korçë 28 tetor 2023
@NewsIn.Al

