KreuAktualitetiLondër_Shpërbëhet banda kriminale që rëmbyen shqiptarë për të grabitur mijëra sterlina. 

Londër_Shpërbëhet banda kriminale që rëmbyen shqiptarë për të grabitur mijëra sterlina. 

Londër_Shpërbëhet banda kriminale që rëmbyen shqiptarë për të grabitur mijëra sterlina.

Kreu i një bande të rrezikshme të krimit të organizuar që rrëmbeu dhe torturoi niktimat e saj me thika dhe ujë të nxehtë në këmbim të parave të gatshme dhe bizhuterive të shtrenjta është dënuar me 25 vjet burg.

Midis viktimave të tij kishte dhe shqiptarë.

Në dhjetor 2020, Lawson rrëmbeu shqiptarin Ledio Ibrahimi me pretendimin se do pinin kanabis së bashku.

Në vend të kësaj, ai e çoi atë në një banesë në qytet dhe e futi në ujë, e rrahu dhe e kërcënoi me armë dhe thika dhe një “qen sulmues”. Ibrahimi u detyrua të telefononte një mik për të dorëzuar 50,000 £, por miku thirri policinë e Uellsit të Jugut për të raportuar një “situatë për jetë a vdekje” dhe pa e ditur rrëmbyesin. Viktima u dërgua në një fortesë tjetër në Hertfordshire, ku kalvari i tmerrshëm vazhdoi përpara se të shpëtohej përfundimisht nga policia e armatosur, të cilët e gjetën atë me lidhëse kabllosh në kyçet e dorës “duke u tundur dhe duke qarë”.

Dëshmitë e ADN-së të marra nga gjaku i gjetur në banesën e të akuzuarit e shtynë policinë të identifikonte një viktimë tjetër, Halim Vladi, i cili gjithashtu ishte mbajtur kundër vullnetit të tij dhe ishte sulmuar vazhdimisht në të njëjtën adresë. Tetë anëtarë të tjerë të bandës – të gjithë të përfshirë në të paktën një nga tre komplotet – u dënuan gjithashtu të premten në të njëjtën gjykatë.

Tetë anëtarë të tjerë të bandës, të gjithë të përfshirë në të paktën një deri në tre herë në rrëmbime dhe komplote u dënuan gjithashtu nga e njëjta gjykatë. Davood Assadpour, 33 vjeç dhe Micaiah Marley, 30 vjeç, u burgosën me 15 vjet; 27 -vjeçarët Arnold Fumemeya dhe Alexis Mutesa me 13 vjet; Gideon Lawson, 24 vjeç, me 12 vjet burg; Ahmed Omar, 29 vjeç, me 9 vjet; Stephen Isaac, 66 vjeç, me 6 vjet; dhe Denis Delishaj, 34 vjeç, me 8 vjet burg, shkruan Indipendent.

Gjykata dëgjoi se Denis Delishaj me origjinë shqiptare, luajti një “rol të rëndësishëm” në shantazhimin e Ledio Ibrahimit, por ndërsa ai nuk ishte pjesë e rrëmbimit apo torturës, ai ishte “në anën tjetër të telefonit” dhe teksa ndodhte dhuna përkthente fjalët e viktimës kundrejt shpërblimit.

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit