KreuAktualiteti“Kam komunikuar sot disa herë me Ahmetajn”, Vangjeli tregon nga biseda me...

“Kam komunikuar sot disa herë me Ahmetajn”, Vangjeli tregon nga biseda me deputetin

“Kam komunikuar sot disa herë me Ahmetajn”, Vangjeli tregon nga biseda me deputetin

Analisti Lorenc Vangjeli ka treguar se çfarë ka diskutuar me Arben Ahmetajn pas lajmit të arrestimit të tij.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vangjeli thotë se nga biseda në cilësinë e gazetarit, ka kuptuar se Ahmetaj nuk do t’i shmanget hetimit.

Lorenc Vangjeli: Unë sot kam komunikuar disa herë me Ahmetajn nga pozicioni im si gazetar. Ajo që kuptova prej tij është se nuk do t’i shmanget hetimit. Ndoshta dhe vetë Ahmetaj beson se një fund i tmerrshëm është më i mirë se një tmer pa fund. Do t’i duhet të luftojë dhe nuk do të ketë shmangie ndaj hetimit. Në Shqipëri ka qenë dhe një lloj tipari i mazhorancës së djeshme. Ka ndryshuar një gjë thelbësore që nuk i le njeri. Stina do të jetë interesante. Një aktor i ri. Sezoni do të shtyhet, ndoshta në oborrin e afërt të Berishës do të ketë trokitje, u shty, por do të ndodhë./tvklan.al
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit