Siguria në plazhe është një domosdoshmëri, çdo vit problematika vijon
Plazhe që dynden nga shezlongë me pagesa të majme, por deri këtu. Pasi kur vjen puna edhe te kushtet minimale që duhet të plotësohen për sigurinë e atyre pushuesve që paguajnë, askush nuk kujdeset.
Në shumë plazhe, mes çadrave mund të shquash kullën e vrojtimit, por vrojtuesit mungojne dhe këtë fakt e pohojnë edhe vetë pushuesit që frekuentojnë plazhet.
Në plazhe ku vrojtuesit janë prezentë , mungon sinjalistika për pushuesit, pasi nuk ka as tabelë informuese dhe as kufi në det se deri ku lejohet të notojnë pushuesit. Ndërsa numri i vrojtuesve krahasuar me vijën bregdetare për pushuesit është i vogël.
Në të tilla kushte, janë vetë qytetarët që apelojnë për më shumë kujdes nga vetë pushuesit. 
Ne Kanada punën e vrojtuesit e bëjnë studentët e universiteteve që punojnë në verë, të cilët patjetër janë të liçensuar dhe kanë kaluar provimin përkatës, pasi kanë pranë dhe pajisjet e shpëtimit që dinë si ti përdorin.
Klshtu hapen dhe vende të reja pune, – shkruan nga Kanadaja pedaqogia korçare Shpresa Palla Foto
Një ide e saktë që do të ishte shumë me vënd të aplikohej në Shqipëri.
Ne nuk dufet të kujtohemi për sigurinë e plazheve atëhere kur ka viktima.

@NewsIn.Al

