Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiKanye West dhe Bianca Censori  japin “shfaqje” rrugëve të Italisë

Kanye West dhe Bianca Censori  japin “shfaqje” rrugëve të Italisë

Kanye West dhe Bianca Censori  japin “shfaqje” rrugëve të Italisë

Kanye West dhe partnerja e tij, Bianca Censori, vijojnë të japin “shfaqje” në rrugët e Italisë. Të hënën ata janë fotografuar në Firence.

Bianca vijon të vishet në mënyrë aspak të pazakontë dhe miqtë e saj janë shprehur të shqetësuar për sjelljen e saj së fundmi.

28-vjeçarja australiane kësaj here kishte ekspozuar bustin, ndërsa mbante veshur një palë geta ngjyrë mishi dhe këpucë me takë.

Në kontrast me të, Kanye West ishte i mbuluar deri në sy me të zeza. Miqtë e Censori-t druhen se sjellja e saj mund të jetë e diktuar nga reperi i cili duket se po krijon një version të “radikalizuar” të ish-bashkëshortes së tij, Kim Kardashian.

Për çiftin, policia në Itali ka nisur edhe një hetim pasi dyshja u panë duke bërë sjelle të pahijshme gjatë një xhiroje me varkë në Venecia.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments