“Këpuca e artë” për Dwamenën!
Është më e pakta që mund të bëni!
Është një propozim që bëhet pak me vonesë, pas tragjedisë që ndodhi në stadiumin e Rrogozhinës, ku humbi jetën golashënuesi më i mirë i kampionatit Raphael Dwamena.
Nuk dua të zgjatem me shkaqet e vdekjes, apo të “vrasjes” së futbollistit, sepse është diçka që ju takon organeve kompetente, por si qytetar dhe sportdashës mendoj se Dwamena e ka fituar këtë këpucë të artë!
E fitoi me lojë, e fitoi me gola, e fitoi duke dhënë jetën në fushën e lojës!
Për të kampionati mbaroi dhe me këtë “mbarim” ai e ka fituar atë!
Jemi shumë sportdashës korçarë që ja bëjmë këtë propozim F.SH.F-së…
Një këpucë të artë për Dwamenën!
Është një mirënjohje, vlerësim…është meritë!
Edhe një herë:
ËSHTË MË E PAKTA QË MUND TË BËJMË!
![]()
![]()
![]()
![]()
![]()
Ilir Jano
@NewsIn.Al


