Kim Young Un i dërgon 12 mijë ushtarë ”dhuratë” Putinit
Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut tha të premten se Koreja e Veriut ka dërguar trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës, një zhvillim që mund të intensifikojë përplasjen midis Koresë së Veriut dhe perëndimit.
Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Shërbimi Informativ Kombëtar (NIS) njoftojnë se anijet e marinës ruse transferuan 1500 forca të operacionit special të Koresë së Veriut në qytetin port të Vladivostok midis 8 dhe 13 tetorit dhe tani po i nënshtroheshin trajnimit.

@NewsIn.Al

