Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKoha... gjërat që desha me shpirt, përpara se t'i shoh të bëhen...

Koha… gjërat që desha me shpirt, përpara se t’i shoh të bëhen miniatura/ Anila Rezhda

 

Koha…
gjërat që desha me shpirt,
përpara se t’i shoh të bëhen miniatura,
dhe askush nuk më pati faj nëse nuk munda t’i rris sepse nuk dita jo vetëm unë por nuk diti as ai, nuk ditët as ju,
do t’i rreshtoj të gjitha si ushtarë të fatit në rivierën e kujtimeve,
do t’i pushtoj me hijet e mija,
flokë, gjoks, fustane,
derisa t’i shoh të madhështohen e të duken si e sotmja ime,
bile të djersitura me bulëza që kundërmojnë “dikur”,
do i rris me frymë aq sa të më nxënë tashmëri e fëmijëri bashkë,
e sigurt që unë do marrosem nga gëzimi me atë realitet hijesh pa fjalë që i shpëtuan humbjes,
pastaj do t’u jap njgjyrë e zë,
më pas qetësisht nga lodhja do shtrihem të flë bashkë me to pranë detit,
ato e sigurt do t’i marrë dallga,
dhe mua bërë njësh me rërën nuk do më njohin Më…

Formën e trupit do ma njohi Ai.
Vendin ku humba pranë detit do ta njihni ju.
Shikimin e syve do ma njohi mësuesja ime e letërsisë sa poetik do jetë.
Fustanin e rërësuar do ma njohi gjinekologu që ma hoqi miliona herë që të gjente flakë në skeletin tim.
Melodinë që do luajë celulari im do ma njohin miqtë e mij.
Fikjen do ma njohin Ata që e dëshëruan shumë sikur ata vetë janë njerëz pa fikje…

Nëse nuk do kisha motër binjake në këtë jetën imagjinatën,
që më udhëtoi deteve me lëvozhgë are ndarë më dysh si varkë,
vështirë se do i’a kisha dalë mbarë.
Jo se sot ëndrrat e jetës i çova në brigjet që ato dëshëruan,
por të paktën nuk përfundova kripë,
e kështu filmi i jetës time të paktën nga unë shihet këndshëm.

Bukuria e jetës qënka që,
nga etje për gjithçka përfundoka në etje vetëm për frymë,
dhe nga dëshira për aprovim masiv,
në një nënqeshje shpirti të plotësuar nga ato që munde…

Vetja e marrë nga dora duket tashmë si detyrë ndaj saj.
Edhe sikur mos dëgjosh më kush të therret në emër, pa merak, ata që të mbetën janë të Duhurit dhe do të’t arrinë kudo qofsh ti.
Hapi i ngadalësuar, ironik ndaj atij hapi që dikur thyente kockat duke rendur për para, ngjan me një simfoni të Vivaldit që ndrron sa herë këmba jote kërcen vals me akrepin e orës në bashkëkohësi me Ikjen…

Një peng…
që nuk munda të bind se sa i doja, sa shumë i doja, sa shumë u pendova, sa shumë më munguan në këtë jetë, sa sërish do vrapoja drejt tyre, sa të falur janë nga unë, sa pikë inati nuk kam më sepse avulloi nga shikim i tharë për ato fiziognomi…❤NilaR

Selanik, maj 2026

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments