KreuAktualitetiKoha, të cilën ne vetëm e shkelim me ecjen tonë…/ Nga Ilir...

Koha, të cilën ne vetëm e shkelim me ecjen tonë…/ Nga Ilir Jano

KOHA QË NE VETËM E SHKELIM ME ECJEN TONË…

Shumë herë mendoj se ne shqiptarët kemi lindur për të kundërshtuar gjithmonë atë që kemi më pranë…atë që na ndihmon…atë që të jep një dore dhe të shikon në sy!
Si mundet të ketë kaq shumë “pordhë” pas çdo karrigeje, të prodhuar me aq “përsosmëri” në këtë sistem marrëzie?!
Mbase ju duket vetja të mënçur, të ditur, të zgjedhur, a ku di unë si ta quaj, por sido që ta kenë epitetin pas vetes, kur dalin para pasqyrës një fytyrë shohin, të tyren, pavarësisht pastertisë, apo cilesisë së saj…

Vjen një kohë që mbetesh i habitur dhe tepër i shtangur nga absurdi që nuk të ndahet…është koha që fati na rra ta jetojmë!
Nuk po e dimë kë të besojmë dhe çfarë të besojmë… kë të dëgjojmë apo çfarë të shohim… të shohim se si na genjejnë, të shohim çfarë na servirin para syve… të rrimë me njerëzit që na shesin moral e nuk kanë për vete , shesin mend e për vete janë bosh…
Flasin për dituri , mësim , jetë , kulturë në një kohë që asnjërën nuk e kanë…
Çfarë botë e veshtirë për ta jetuar dhe mbi të gjitha në Shqipëri për ta përballuar…
Dhe në mëndje të vinë fjalët e atij që pushtoi boten, Aleksandrit të Madh…imagjinoni të lindtte tek ne një “pushtues” i tillë!
“Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument. M’i lini duart jashtë që njerëzit të kuptojnë se ai që fitoi botën,vdiq duarthatë”!!!

 

Ilir Jano / Korçë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit