Pas akuzave që aktivistja e PD Evi Kokalari ka bërë në takimin e organizuar nga Berisha, ndaj kreut të PD-së Basha, deputeti Ervin Salianji ka ironizuar duke thënë se nuk e njihte aktivisten e Partisë Demokratike.
Reagimi i kësaj të fundit ka qenë ironik dhe i drejtpërdrejtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kokalari nuk e ka kursyer Salianjin, teksa i ka thënë se nëse do rrinte me burra si Berisha dhe jo me Grida Dumën, do kishte arritur ta njihte.
“O Salianj më raftë pika sa i vockël je. Po të kishe ndenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumësht tashti”…
![]()
![]()
#NewsIn. Al