Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKonflikt mes familjeve për kanalin vaditës në Divjakë, 30-vjecari vritet me thikë...

Konflikt mes familjeve për kanalin vaditës në Divjakë, 30-vjecari vritet me thikë në lokal

Konflikt mes familjeve për kanalin vaditës në Divjakë, 30-vjecari vritet me thikë në lokal

Një 30 vjecar eshte vrare me thike në fshatin Kryekuq të Divjakës. Viktima eshte shtetasi Besmir  Kumria, i cili u qellua me thike dhe humbi jeten mbremjen e djeshme.

Screenshot

Sipas informacioneve paraprake te policise, autori ka parkuar makinën në rrugë dhe është afruar me thikë në dorë drejt tavolinës ku ndodhej viktima së bashku me persona të tjerë ne nje lokal.

Ai e ka goditur për vdekje 30 vjecarin, ndërsa më pas është larguar.

Sipas të dhënave 30-vjeçari Besmir Kumria punonte në Himarë gjatë sezonit të verës dhe ishte kthyer në Divjakë për të përcjellë bashkëshorten që do të nisej për Gjermani pasi kishte siguruar një punë si infermiere.

Policia lokale deklaroi sot se si rezultat i ndjekjes së pandërprerë nga forcat operacionale të DVP Fier, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Polici i autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 25 vjeç, banues në Kryekuq, i cili do të arrestohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments