KreuAktualitetiKoordinator elektoral në Vlorë për P.S, ish-drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...

Koordinator elektoral në Vlorë për P.S, ish-drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

Koordinator elektoral në Vlorë për P.S, ish-drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu

sh-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prezantuar disa ditë më parë në Vlorë si një nga koordinatorët elektoralë të PS-së.

Veliu do të jetë krah ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, i cili do të kandidojë për deputet në qytetin e Vlorës. Prezantimin e Veliut e ka bërë vetë ministri Vëngu në takim me organizatat socialiste.

Kujtojmë se Ardi Veliu ka mbajtur pozicione të larta drejtuese si kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zv.ministër i Infrastrukturës, ndërkohë që së fundi është emëruar nga Rama në krye të kompanisë së re shtetërore që do të drejtojë prodhimin e armatimit në Shqipëri.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit