Letra e Ajnshtajnit drejtuar fëmijëve për Krishtlindje, shkruar në vitin 1935
Më jep kënaqësi të madhe t’ju përfytyroj ju fëmijë të bashkuar në festa të gëzuara në rrezatimin e dritave të Krishtlindjeve. Mendoni edhe për mësimet e atij që lindjen e tij e festoni me këto festa. Ato mësime janë kaq të thjeshta – dhe megjithatë në gati 2000 vjet ato nuk kanë arritur të mbizotërojnë mes njerëzve.
Mëso të jesh i lumtur përmes lumturisë dhe gëzimit të shokëve të tu, dhe jo përmes konfliktit të frikshëm të njeriut kundër njeriut! Nëse mund të gjeni vend brenda vetes tuaj për këtë ndjenjë natyrore, çdo barrë e juaja në jetë do të jetë e lehtë, ose të paktën e durueshme, dhe do ta gjeni rrugën tuaj në durim pa frikë, dhe do të përhapni gëzim kudo.&j&
Me urimet e ngrohta,
Albert Ajnshtajn
@NewsIn.Al