KreuAktualiteti“Më ngritën kurth”/ Erion Veliaj tregon çfarë ndodhi për 5 orë brenda...

“Më ngritën kurth”/ Erion Veliaj tregon çfarë ndodhi për 5 orë brenda SPAK-ut…

“Më ngritën kurth”/ Erion Veliaj tregon çfarë ndodhi për 5 orë brenda SPAK-ut…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj qëndroi në SPAK për rreth 5 orë, ndërsa në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka bërë një sqarim lidhur me atë që ka ndodhur.

Veliaj e konsideroi një kurth të sajuar vajtjen e tij në SPAK, ndërsa tha se ishte denoncuar në mënyrë anonime nga qytetari i cili nuk ekzsiton. Në këtë kuadër, Veliaj tha se ky ishte një kurth i sajuar, një kurth anonimësh, nga ata që kanë mentalitetin dhe kulturën linçuese.

“Ju detyrohem një sqarim për bashkëpuimin dhe vizityën time në SPAK sot para dite. Jam informuar që jam denoncuar në mënyrë anbonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni i cili është një personazh që nuk ekziston për të na kthyer mallin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston. Është një kurth. Të gjithë e dimë kë përfaqëson ky emër, mentaliteti dhe çfarë kulture linçuese. I përkas brezit të politikanëve që nuk bëjnë letra anonime, as i thonë SPAK-ut SKAP dhe as nuk bëjnë protesta para Prokurorisë Speciale. Këtu do të jemi dhe do ju mundim në maj, do e shikoni se ku është populli i Tiranës”, tha Veliaj.(Rilindje)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit