KreuAktualitetiVlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete

Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete

VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimi u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, teksa janë miratuar propozimet për përfshirjen e tyre, duke i akorduar një pension që është sa dhjetëfishi i masës së pensionit social. Bien në sy emrat e Arqile Lipes, Suzana Turkut, Zef Çobës, Bashkim Hoxhës, Sulejman Memës, Andrea Markos dhe të tjerë

Kjo masë pensioni, sipas vendimit, nuk duhet të kalojë 12-fishin.

Duke përllogaritur masën e pensionit social dhe shifrën e dhjetëfishuar, këto personalitete do të marrin një pension që shkon rreth 100 mijë lekë të reja në muaj.

Lista e emrave që do marrin pensionin e posaçëm:

–Arqile Lipe, aktor
–Florinda Mazreku, aktore
–Marjana Leka, soprano
–Zef Çoba, kompozitor
–Suzana Turku, dirigjente
–Ilir Pojani, piktor
–Haxhi Ballgjini, ish-futbollist
–Bashkim Hoxha, shkrimtar
–Sulejman Mema, ish-futbollist
–Andrea Marko, ish-futbollist
–Robert Kuqo, ish-basketbollist
–Bujar Luca, piktor
-Pjerin Bushati ish-basketbollist
–Shpëtim Kushta, kompozitor
–Skënder Gjondedaj, ish-sportist

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit