Monday, July 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKorça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni...

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

Mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sollën në Korçë  traditat  muzikore të vendeve të tyre.

Edicioni I dytë I festivalit ndërkombëtar të bandave  synon  të promovojë Korçën si një destinacion të rëndësishmë të turizmit kulturor.

Banda e Forcave të Armatosura  interpretoi në qytetin ku u hodhën themelet e orkestrës së parë të shtetit shqiptar.

Orkestra e Kotorrit, një nga më të vjetrat në Ballkan e cila mori pjesë për herë të parë  solli  një repertor me marshime, muzikë klasike dhe kolona zanore filmash.

“Këtë vit ne festojmë 184 vjetorin. Kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Jemi të kënaqur.”

Ndersa artistet  nga  Italia vleresuan  mikepritjen e qytetit.

” Përgëzime të gjithë qytetit sepse është vërtet një mikpritje fantastike. Jeni të mrekullueshëm! Faleminderit pafund për mikpritjen.”

Paradat e orkestrave dhe  muzika e zgjedhur  kanë sjellë një atmosferë tē veçantë në Korçë  duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë.

📸 Fotoalbum nga dita e parë e Festivalit Ndërkombëtar të Bandave Frymore, Air Beat Festival – “LULU FEST”! 🎺✨

Korça u mbush me tingujt e bandave frymore, atmosferën festive dhe energjinë e artistëve që i dhanë jetë qytetit në nisjen e këtij festivali ndërkombëtar.

#LuluFestneKorce
#BashkiaKorce
#QendraeArtitdheKultures

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments