HomeAktualitetiKorça ``Kryeqyteti`` i "weekendit" në Shqipëri...Çdo fundjavë, besoj se të gjithë biem...

Korça “Kryeqyteti“ i “weekendit” në Shqipëri…Çdo fundjavë, besoj se të gjithë biem dakord po të themi se Korça bëhet kryeqytet i Shqipërisë!

Korça “Kryeqyteti“ i “weekendit” në Shqipëri
Çdo fundjavë, besoj se të gjithë biem dakord po të themi se Korça bëhet kryeqytet i Shqipërisë!

Një titull mëse i merituar duke parë zhvillimin që qyteti ka marrë vitet e fundit, veçanërisht në sektorin e turizmit. Përpos të ardhurave mjaft të kënaqeshme që turizmi sjell për Korçën dhe gjallërine që i sjell qytetit krijon dhe një problem të lindur veçanërisht kohët e fundit, mungesën e vëndeve të parkimit. Çdo të Shtunë-të Dielë është thuajse e pamundur të gjesh një vënd parkimi qoftë dhe me lek, apo qoftë dhe në rrugicat më të largëta të Korçës.
Qytetarët korçarë e ndjejnë më shumë këtë, kur para sokakeve të tyre shohin makina të parkuara që ju zënë dhe hyrjen e shtëpisë…
Është bërë e modës tashmë në Korçë të thuhet, “prit se s’kanë ikur akoma Tironsit! Trafiku në Korçë çdo fundjavë është kthyer njësoj si ai në Tiranë, duke marrë parasysh që janë vetëm dy arterie kryesore të qarkullimit në qytet. Ashtu si bashkia ngriti dhe i dha zhvillim turizmit në Korçë me infrastrukturën, restorantet dhe hotelet mbetet detyrë e saj të sigurojë dhe vënde parkimi, për ta bërë qëndrimin në Korçë sa më të kompletuar. Kërkesa për vënde parkimi sa vjen e shtohet dhe është një çështje imediate që kërkon zgjidhje, jo vetem nga hotelet por sa më parë nga strukturat vendore.
Korça është një pasuri e të gjithëve dhe të gjithë ne duhet ta kuptojmë që duhet të marrim më shumë përgjegjësi si qytetarë të saj dhe jo thjesht si banorë! Eriketa Koçollari

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments