Korça, magneti i fuqishëm që më tërheq kudo që të jem!
Sa herë udhëtoj nga Orikumi në Tiranë i bije nga Elbasani. Aty në Bradashesh jeep-i nuk më bindet. Timoni në vend të rrotullohet majtas,pret djathtas. Si kalë i tërbuar ore. Ikim në Korçë,më thotë. E kthej fort,por më kundërshton më fort. Detyrohem të ndal. I premtoj se sa të kryej ca punë në Tiranë më pas do shkojmë në Korçë patjetër. Sikur bindet. Ecim drejt kryeqytetit,por ngadalë,me zvarritje dmth. Si me përtaci. Sa e rehatova në garazh,mbylla dyert me pult dhe u habita. I lëvizi rrotat vetë. Po prit,moj e uruar,i thashë,pa mua do ia mbathësh? Por në fakt ndenji ashtu,me rrotat anash. U qetua. Mora shkallët sipër drejt shtëpisë. Në ashensor më lindi pyetja:
-Gimo,mos makinën ta ka magnetizuar mamaja,ore? Apo babai? Se përherë mu aty në Bradashesh timoni nis e të bën revoltë? Askund tjetër. Veç në Bradashesh,te rrethrrotullimi.
Më erdhi mirë që e gjeta shpjegimin.
-E po jemi të mençur ne korçarët,s’na i hedh dot makina,-ia bëra qejfin vetes.
Agim Xhafka
@NewsIn.Al

