Korça me Perëndinë…Xhufizmi me xhufërinë!
Kjo botë kështu është krijuar dhe ne nuk mundet ta ç’bëjmë dot.
Kudo ku ka dritë dhe ndriçim do ketë nga pas dhe errësirë e tërbim!
Si nuk u lodhën o Zot!
Pseudo historianë e analistë me xhufkë që vite të tëra nuk pushojnë së “menduari” për fatet e Orthodhoksisë në Shqipëri?! Dhe cilët janë këta? A kanë lidhje këta me besimin fetar? A e kuptojnë dot që drejtuesit e komuniteteve fetare nuk i zgjedh pushteti por i zgjedh komuniteti sipas besimit përkatës.
Dhe përsëri doli një Xhuf që me paturpësinë më të madhe na vuri dhe Berishën mbi kokë?!
Si mundet të jesh kaq i pacipë o Zot!?
Si mundet të zgjedhin Atin tonë shpirtëror ata që prishën kisha dhe xhamia, Salinjtë dhe Xhufëzinjtë?!
Ata që prishën Shën Gjergjin, Mitropolinë…që dënuan priftërinjtë dhe familjet e tyre gjykojnë zgjedhjen e Kryepeshkopit tonë?
Çuditërisht të gjithë këta që bëjnë “të diturin” nuk kanë asnjë lidhje me besimin fetar!
Njeriu Xhufi! Nuk të njoh personalisht dhe të përgjigjem vetëm për gjuhës tënde të helmuar ndaj besimit tonë dhe Hirësisë së Tij Anastas!
Shkruaj nga Korça e mirësisë dhe diturisë, atje ku jetojmë së bashku të krishterë e myslimanë, duke respektuar besimin e njëri tjetrit.
Hajde një herë në Korçë dhe folju besimtarëve për Hirësinë e Tij…Hajde mësoji…Hajde të shikosh NJERËZ , që nuk kanë frikë të fshehin besimin e tyre!
Hajde se edhe për ty do ketë një vend…ne nuk dimë të urrejmë!
Hajde merr pak aromë Pashke dhe mundohu të dallosh në flakën e qirinjve të ndezur se kush është Ortodhoks, mysliman, katolik, apo besimtar i një feje tjetër!
Shikoje këtë foto Njeriu Xhufi…shikoje dhe mundohu të gjesh ndonjë fuqi që mund të shkëputë këtë lidhje…është lidhje shpirtërore, është lidhje që kur nuk ke shpirt, nuk mundet ta kuptosh.
Është pasuria jonë besimi fetar në Kishë dhe Xhami!
Jemi NJËËË o njeri! Mos futni përçarje!
Është një nënë korçare dhe Hirësia e Tij…
I thotë nënë e i thotë BIR !
Ilir jano
@NewsIn.Al

