Për Pashkë Korça u bë si Komani. I futi në gji të vet tërë lumenjtë e përrenjtë njerëzorë që u derdhën nga Shqipëria.
U mbush deri në breg me lumturi. Krejt viti do rrahë me zemrën e kësaj nate të lume. Korça tik takun e gëzimit e ka më të fortë nga që i jehon kalldrëmi,guri i zallit,troku i mallit.
Korça tregoi se gjallon më afër perëndisë. Tashmë kjo është licensë që ruhet brenda katedrales. Jo më kot Naimi shprehej: “Lumja ti,moj Korç’ o lule,/Qê i le pas shoqet e tua…”
Ndaj ka vite që e përsëris pa lodhje:” Jo për mburrje,por jam korçar,bre lalkë!”


