Tuesday, June 9, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtKorça_ Lufta Italo-Greke dhe dorëzimi i qytetit tek Mbretëria Helene.

Korça_ Lufta Italo-Greke dhe dorëzimi i qytetit tek Mbretëria Helene.

Histori
Korca,Lufta Italo-Greke dhe dorezimi i qytetit tek Mbreteria Helene.

Historia e qytetit te Korces eshte shumengjyreshe.

Kur Italia pushtoi Shqiperine ne vitin 1939, shume Korcare e konsideruan kete si fatmiresi. Ata dolen dhe priten Fashistet me lule dhe kenge.
Pothuajse 18 muaj me vone, kur trupat Greke munden ushtrine Italiane dhe hyne ne Korce nje pjese akoma me e madhe e qytetareve doli dhe priti Greket me lote ne sy, me cigare, dhurata dhe me dashamiresi. Ata e konsideruan fitoren Greke si clirimin e tyre.
Korcaret ngriten nje komision per dorezimin e qytetit tek Mbreteria dhe Shteti Grek. Midis firmosesve te memorandumit te dorezimit gjendeshin dhe persona qe sot kane hyre ne historine e Shqiperise. Te tille jane Koci Xoxa, Sotir Gura, Naum Stralla, etj.

Lind pyetja, a do te kishin dale ata ne mal ne se Italianet nuk do te ishin rikthyer ne Korce ? C’fare do te kishin bere ata ne se zona e Korces kthehej ne pjese integrale e Greqise ?
Nuk do te ishte fare cudi ne se dikush prej tyre do te ishte bere Kryetar Bashkie, Prefekt i zones, apo dhe deputet ne Parlamentin Grek …
Hipotezat dhe mendimet mund te jene nga me te ndryshmet. Cilado qofshin, ato nuk kane fuqi prapa-vepruese dhe nuk mund ta ndryshojne realitetin e sotem.
Thjesht, dua te them se historia ka shume ane. Nje ane e saj pasqyrohet ne fragmentin e meposhtem ku listohen nenshkruesit e dorezimit te Korces tek oficeret e Ushtrise Helenike.

Procesverbali i dorëzimit të qytetit të Korçës
Komisioni i perbere nga Zoterinjte e poshteshenuar:

– Përfaqësuesi i Larte i Kishes Orthodhokse te Korces Papajosif Stavroforu
– I nderuari Myfti Ahmet Xhafer Ali
– Sekretari i Bashkisë te Korces; Petraqis Pilkadhis
– Perfaqsuesi i Dhomes se Tregtisë; Haralambos Manos
– Koci Xoxa
– Theodhor Maliqi, me profesion dentist
– Vasil Balli
– Skenderi Vila
– Mina Uci
– Xhati Distina
– Muaharem Bonika
– Sotir Gura
– Naum Stralla
– E. Harisiadhi, me profesion doktor

ia dorëzonqytetin e Korces përfaqësuesve të Ushtrisë Helenike, Kapitenit Theodoraki Dimitrios dhe Majorit te kembesorise Haxhi Dimitrios.
———————————-
Firmosur nga personat respektive ne Korce ne daten 22 Nendor, 1940
———————————-
Sqarim i rendesishem: materiali eshte shkeputur dhe pershtatur nga nje shkrim i Zt. Hristo D. Vittu me titull:
ΑΦΙΕΡΩΜΑ ΣΤΟΥΣ ΓΡΕΒΕΝΙΩΤΕΣ ΠΟΛΕΜΙΣΤΕΣ ΤΟΥ ΕΛΛΗΝΟΪΤΑΛΙΚΟΥ ΠΟΛΕΜΟΥ 1940-1941
Ne Shqip: Dedikuar Luftetareve Greveniote ne Luften Italo-Greke 1940-1941

Petro Prodani- Në Korçën tonë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments