Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeKulture / Art"Njeriu me karafil"_ 72 vjet nga pushkatimi i  poetit grek Niko...

“Njeriu me karafil”_ 72 vjet nga pushkatimi i  poetit grek Niko Bellojanis/ Ilir Jano

72 vjet nga pushkatimi i  poetit Niko Bellojanis, te quajtur nga gjith bota demokratike njeriu me karafil..

Me 30 mars 1952 gjykata ushtarake e juntës ushtarake te Greqis, dënoi me vdekje me pushkatim poetin Niko Bellojanis, te quajtur nga gjith bota demokratike njeriu me karafil..
“Njeriu me Karafil”, një tjetër mit grek

Në Grupin e Tretë të varrezave publike të Athinës, ku prehen njërëzit më të thjeshtë të kryeqytetit, midis qindrave varreve, gjendet edhe një varr i vjetëruar nga koha, ku gjithënjë gjenden qirinj dhe karafila të kuq. Ky është varri i Niko Bellojanit, varri i “njeriut me karafil”, siç e njeh populli grek. Ky varr dhe shumë të tillë akuzojnë. Akuzojnë mbretin e atëhershëm të Greqisë, Pavlin; akuzojnë drejtësinë e padrejtë të shtetit të atëhershëm plutokratik të Greqisë; akuzojnë intervensionistët perëndimorë që ndihmuan fashizmin grek në masakrimin e mijëra e mijëra demokratëve dhe progresistëve; akuzojnë kolaboracionistët dhe shërbëtorët grekë të nazizmit, që i shkaktuan Greqisë 500 mijë të njërëz të vdekur nga uria, që mbytën dhe varën në litar 48 mijë vetë, që vranë në luftë 30 mijë të tjerë e që u torturuan në kampet e përqëndrimit, në burgjet e Gestapos në Gjermani. Ky varr i thjeshtë luftëtari, si dhe mjaft të tjerë, janë një aktakuzë për të gjithë ata grekë të shitur tek paraja, tek kapitali, tek i huaji, me të vetmin qellim: të ruanin luksin e vet, rehatinë e vet dhe pasurinë e vënë mbi kurrizin e mijëra e mijëra argatëve dhe të papunëve.
Momenti i gabuar historik që i kushtoi shumë Greqisë
Më 16 tetor të vitit 1949, stacioni radiofonik “Greqia e Lirë” jep lajmin e fundit të betejave. Përfundimi i luftës civile nuk do të thoshte dhe një mbarim tërësor i saj. Qeveria plutokratike greke shfrytëzoi parullën e gabuar të Zahariadhit “armët tek këmbët”, po ashtu edhe vendimin e kongresit të III-të të PK Greke më 1950, i cili bënte fjalë “për ekzistencën e gjëndjes revolucionare në Greqi dhe nën pretekstin e kësaj situate tradhtuan Marrëveshjen e Varkizës dhe vunë në fuqi ligjin e vitit 1946, neni III, që vendoste Gjëndjen e Jashtëzakonshme. Nëpërmjet këtij ligji u dërguan në gjyqe ushtarake qindra demokratë, progresistë, socialistë, komunistë dhe shumë personalitete të fuqishme të jetës politiko – shoqërore greke duke filluar nga i famshmi Manolis Glezos, Floraqi e deri tek kirurgu me famë i Europës Lindore, Petro Kokalis; nga bilbili i poezisë greke, Jani Ricos e deri tek kompozitori progresist, Miki Teodoraqis, për gjoja “veprimtari subversive”.
Nga viti 1945 – 1950 ishin marrë 50 mijë vendime gjyqësore dhe 5 mijë demokratë ishin dënuar me vdekje; dy mijë njërëz ishin torturuar. E djathta eksreme greke nxori ligjin, që e quante të dyshimtë këdo që kishte bindje të majta. Largimet nga puna dhe survejimet ishin të zakonshme. Në zgjedhjet e 5 Marsit 1950 merr pjesë për herë të parë në votime, Bashkimi Kombëtar Progresist Grek. Ky ishte një formacion politik, që zëvëndësoi majtistët e Qëndrës me Plastirën në krye. Ky formacion politik e kundërshtoi ekzekutimin e Niko Bellojanit. Më 15 prill 1951 formohet qeveria e re me Plastirën, kryetar. Nën presionin e popullit, qeveria zëvëndësoi gjykimet me vdekje të luftëtarëve të rezistencës kundër fashizmit e të luftës civile me gjykime të përjetshme dhe shkatërroi kampet e përqëndrimit të Makronisit, ku internoheshin dhe jetonin në kushte të frikshme të burgosurit politik. Ishin kohë të vështira për popullin grek. Ata që luftuan kundër nazizmit përfunduan burgjeve, u pushkatuan ose një masë e madhe luftëtarësh u përndoqën. Disa prej tyre shkuan në shtetet e Europës Lindore e në ish Bashkimin Sovjetik dhe shumë të tjerë u strehuan në Shqipëri. Ndërsa kolaboracionistët e nazizmit muarën pushtetin me ndihmën e fuqive të mëdha të Europës. Most ë harrojmë se jemi në vitet e para të Luftës së Ftohtë. Në SHBA, shtatorja thyer dhe e shëmtuar e nazizmit ishte zëvëndësuar nga makartizmi. Në këto kohra psikologjia e luftrave rajonale dhe globale mbahej e karikuar dhe populli rrinte në ankth. Këtu mbaron menjëherë dilema demokratike e Plastirës.
Heronjtë grek të demokracisë
Në këtë klimë politike fillon më 19 tetor 1951 gjyqi kundër Niko Bellojanit dhe 93 luftëtarëve të tjerë të rezistencës greke kundër nazi – fashizmit, në Athinë. Në emër të Madhërisë së tij, mbretit të grekërve, Pavlit të Parë, Gjykata Ushtarake e Athinës dënon me vdekje me ekzekutim, Niko Bellojanin, bashkëshorten e tij, Eli Joanidhi dhe 10 luftëtarë të tjerë, midis tyre: Niko Kalumeno, Dhimitër Baci, Ilia Argjirjadhi, Taqi Lazaridhi, Harallambro Tuljatos, Miltjadhi Bisbjana, etj. Një nënë fisnike që ndiqte seancat e gjyqit i dhuroi Bellojanit një karafil, të cilin heroi e ruajti në të gjitha seancat. Ndërsa vetë Bellojani u dhuronte të pranishmëve në sallë vetëm burrëri, qëndresë dhe buzëqeshje. Procesi gjyqësor kundër Bellojanit me shokë sensibilizon Greqinë dhe mbarë botën.
Një nga faqet më të bukura të historisë greke
Populli grek dhe gjithë bota përparimtare, në ato vite, nëpërmjet stacioneve radiofonike dhe shtypit dëgjonin zërin e protestës të shkencëtarit të madh francez dhe njëkohësisht president i Konferencës Botërore të Paqës, Frederik Zholio Kyri. Dëgjonin zërin e Pablo Pikasos, të filozofit, Zhan Pol Sartrit etj. Nga protestat e shumta, qeveria e ndryshoi dënimin me vdekje, në të përjetshëm. Më 11 mars të vitit 1952, nga burgjet e Kalitheas, Bellojani së bashku me bashkëshorten e tij, Eli Joanidhi dhe Taqi Lazaridhi, fshehurazi në burg, shkruajtën një letër, e cila u botua në gazetën franceze “Humanite”. Në këtë letër ata ndër të tjera shkruanin:“…të gjitha këto përpjekje titanike dhe dëshpruese Tuajat për shpëtimin tonë nga vdekja do të përbëjnë një nga faqet më të bukura të historisë së njërëzve që luftojnë për një të ardhme më të mirë; të lirë nga frika, lufta dhe uria.
Ende kanë mbetur të paharruara fjalët e Bellojanit para gjyqit fashist:“…jam i bindur që do të vijë dita që vetë gjyqëtarët, të cilët tani më gjykojnë do t’i kërkojnë falje popullit grek. Nuk kam gjë për të thënë…”.
Vrasjen e Niko Bellojanit, të Eli Joanidhit më 30 mars të vitit 1952 dhe vrasjet, torturat, dhe dëbimet e shumë demokratëve të tjerë grekë në ato vite, e përjetuan të gjithë njërëzit progresistë në botë.
Junta ushtarake greke e viteve ‘70
Më 21 prill1967 Athina manifestoi grushtin e shtetit ushtarak, i njohur si junta ushtarake, shkelje brutale e Kushtetutës, duke rezultuar në vendosjen e sundimit diktatorial (nga 1967 në 1974). U krye një puç ushtarak, një grupi gjeneralësh përmes ushtrisë morën kontrollin e vendit në Greqi erdhi në fuqi junta ushtarake e kryesuar nga koloneli Jorgos Papadhopulos. Duke shfrytëzuar vakumin e krijuar për shkak të zënkave midis politikanëve, kolonelët arritën të imponoheshin menjëherë, me anë të masave të rrepta ushatarake. Duke përdorur pa kursim dhunën dhe raprezaljen, ushtarakët shtypën çdo shkëndijë rezistence demokratike, ngado që të vinte ajo. Shumë politikanë të shquar u rrahën e u torturuan e më pas u burgosën e u internuar në ishuj të shkretë. Të tjerë, morën rrugën e mërgimit, duke organizuar që atje rezistencën anti juntë, e duke i bërë të njohur opinionit ndërkombëtar fytyrën e vërtetë të diktatorëve të Greqisë.

“Agimi i Artë”, ringjallje e juntës, por më ekstreme
Partia fashiste “Agimi i Artë”, që para disa kohësh doli jashtë ligjit në Greqi, ishte një ringjallje e së kaluarës, e juntës ushtarake të vendosur në Greqi, madje më ekstreme nga ajo. Anëtarët e Agimit të Artë, me një 21 deputetë në Parlament morën hov sidomos gjatë vitit 1913, duke vepruar me sulme ndaj intelektualëve, duke rrahur, madje edhe vrarë njerëz të kulturës. “Agimi i Artë” pretendon dhe mbron supremacinë kulturore të kombit grek dhe të racës së bardhë, mbron idenë e krijimit të skuadriljeve të ndërhyrjes së shpejtë, si forca që do të vendosin rendin, jo paralelisht me policinë, por në mënyrë të pavarur. Simboli i Agimit të Artë, është flamuri me gjarpërimin e zi në sfond të kuq, që ngjan shumë me kryqin e thyer nazist. Adhurojnë Hitlerin. Libri i Hitlerit “Main Kampf” është në krye të bilbiotekës së tyre. Shumica e anëtarëve të “Agimit të Artë” mbajnë armë pa leje.

Kush është Niko Bellojanis
Niko Bellojani lindi më 15 dhjetor të vitit 1915. Ka qenë me origjinë arvanitase nga Amaliadha e Peloponezit. U arrestua për herë të parë nga policia fashiste greke në vitin 1932 gjatë një demonstrate të “prodhuesëve të stafidhes”, në Peloponez. Pas daljes nga burgu, në vitin 1933, u regjistrua në Universitetin e Athinës, në Fakultetin Juridik, nga ku u përjashtua përfundimisht si pjesëmarrës aktiv i grevës së studentëve. Në vitet 1934 – 36 aktivizohet për organizimin dhe krijimin e celulave të së majtës progresiste në Peloponez. Për këto veprimtari politike regjimi fashist i viteve ‘30-të në Greqi, e internoi në ishullin e Keas. Në vitin 1938, sapo lirohet nga shërbimi ushtarak, arrestohet për herë të dytë, gjykohet dhe dënohet me pesë vjet burg dhe dy vjet internim. Në vitin 1943, Niko Bellojanis arratiset nga spitali i burgut dhe del në mal, ku bashkohet me partizanët. Çlirimi i Greqisë nga gjermanët e gjen Bellojanin në detyrën e shefit të agjitacion – propagandës të këshillit të qytetit të Patras. Paralelisht me punën militante, merret dhe me letërsi. Boton revistën “Moreja e Lirë” dhe shkruan dy libra: “Zhvillimi ekonomik i Greqisë” dhe “Historia e letërsisë moderne greke”, të cilat nuk e panë asnjëherë dritën e botimit. Sapo filloi lufta civile, për t’iu shmangur arrestimit, largohet nga Patra. Bashkë me luftëtarë të tjerë që ndiqeshin si revolucionarë nga regjimi i plutokratëve grekë, organizon repartet e Ushtrisë Demokratike të peloponezit. Më 1947 kalon në Greqinë Qëndrore. Në fillim caktohet pranë Komandës së përgjithshme të Ushtrisë Demokratike dhe më vonë Komisar Politik i brigadës së IX – të të Ushtrisë. Ai ishte një nga udhëheqësit më karizmatikë e më me autoritet në ushtrinë demokratike. Niko Bellojani, Eli Joanidhi, Manolis Glezos e mjaft udhëheqës të tjerë të martirizuar, përfaqësuan zërin e ri të demokracisë moderne greke.

Tërë bota në krah të luftëtarëve të shquar
Për shpëtimin e të akuzuarëve filloi një fushatë mbarëbotërore. U krijua Shoqata Botërore e Solidaritetit për shpëtimin e jetës së Bellojanit, e cila bëri çmos për lirimin e tij nga burgu. Organizata dhe shoqata të ndryshme progresive dhe demokratike si ato të lagjeve “Peristeri”, “Nea Jonia” dhe lagje të tjera të Athinës e Pireuti dërgonin peticione Plastirës duke kërkuar mos ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Qeveria e Plastirës nuk i zbatoi premtimet parazgjedhore për dhënien e amnistisë. Ndërsa në vëndet ku nazizmi ra, kolaboracionistët u dënuan, kurse në Greqi pushkatohen luftëtarët e rezistencës kundër nazizmit. Sharl de Gol, në Francë me gjyqe ushtarake dënoi 12 mijë kolaboracionistë, ndërsa në Greqi dergjen burgjeve dhe lincohen mijra e mijra patriotë anti fashistë. Në këto vite emri i Niko Bellojanit bëhet simboli i paqës dhe i lirisë së popujve. Edhe Shqipëria e përkrahu dhe e nderoi këtë hero. Shumë qytetarë shqiptarë u vunë emra fëmijëve të vet, Niko e Eli, gjest mjaft i lartë ky i shkallës së dashurisë dhe respektit për çiftin e martirizuar, Bellojani. Shkrimtari i madh demokrat turk, Nazim Hyqmet, shkroi një novelë për nder të tij dhe e titulloi “Njeriu me karafil”. Pablo Pikaso skicoi portretin e Bellojanit me karafil në dorë, që u shpërnda në të gjithë botën. Një regjizor progresist grek realizoi filmin artistik “Njeriu me karafil”. Gjithashtu, poeti i mirënjohur grek, Janis Ricos thuri poemën: “Njeriu me karafil”. Një nga zërat më të fuqishëm në ato vite ishte edhe ai i Manolis Glezos, një nga figurat më të ndritura të së majtës greke.

Ilir Jano_2019

https://www.facebook.com/share/p/4NuW4T9Vzsac6sBt/?mibextid=oFDknk

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments