Monday, April 29, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtPër artistin e madh korçar Koço Ristani...kujtime lumturie, në një ditë lamtumire!...

Për artistin e madh korçar Koço Ristani…kujtime lumturie, në një ditë lamtumire! / Nga Benila Tërova

Për artistin e madh korçar Koço Ristani…kujtime lumturie, në një ditë lamtumire! / Nga Benila Tërova

– Fluturoja nga gezimi kur im ate me thoshte: sot do te shkojme ne studion e xhaxhi Kocos. Ishte dite lumturie per mua.
Studio e tij mbi Agimin me dukej sikur ishte ne qiell. Fasada e madhe e xhamit ndriconte dhjetra piktura te varura neper mure dhe te tjera te lena perdhe apo mbi telajo.
Im ate qe e dallonte lehtazi perhumbjen time ne ate oaz me ngjyra, penela, arome boje e shume ngrohtesi me thoshte: Mos e ver re rremujen, artistet jane boheme! (Mua me mrekullonte ajo rremuje, e madje shkruaja tregime e vjersha sa kthehesha ne shtepi.)
Iku dhe nje bohem sot, mik i zemres i tim eti.

Edhe pse Donika ta kurseu dhimbjen e ikjes te Naumit, ne perhumbjen e semundjes tende ti qave kur na pe veshur ne te zeza, me hodhe krahun e me lotet qe te mbushen syte me the: behu e forte, kjo eshte jeta!
Ti e dije qe Naumi kishte ikur, edhe pse nuk ta tha askush!
Sonte edhe Naumi na doli i gezuar ne enderr, sepse dhe ai mesa duket e dinte qe po i shkoje ti, mik i dashur e i paharruar, bohemi shpirtbukur, shoku i mencur e besnik qe nuk e la vetem edhe kur shumica i kthyen shpinen!

Ju flisnit hapur te dy per marrezine e asaj kohe qe ta merrte dhe ajrin dhe ta ndrydhte shpirtin, po juve jo. Ne ate studio, ne shtepite e njeri-tjetrit, ne skenen e vogel te Polenes apo ne ate te madhen e teatrit ju thithnit tjeter ajer.

Ola, Mirela, Vasjan patem fatin e madh qe thithem edhe ne ajrin e tyre.
Korces i lane artin dhe modelin e qytetareve fisnike, i lane Karnavalin qe e sollen te dy me aq dashuri ne vitet ‘90 e deri me sot, ne na lane krenarine e madhe qe ishim bijte e tyre.

Me dhembi shume ikja jote xhaxhi Koco!
Do te jesh i paharruar ne zemren time, aty ku ruaj te pashlyer nga femijeria edhe studion tende bohemiane! ❤️

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

1 COMMENT

  1. Shpalosje fine e ndjenjave te sinqerta per nje mjeshter e mik i familjes. Te gjitha vjerat kryesore te piktorit e qytetarit demokrat Koco Ristani jane ketu. Respekte.

Comments are closed.

Most Popular

Recent Comments