Monday, April 29, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtLetër dashurie...Nobelisti grek Jorgo Seferis , ish konsulli grek në korçë, vitet...

Letër dashurie…Nobelisti grek Jorgo Seferis , ish konsulli grek në korçë, vitet 1936- 1938, i shkruan të dashurës së tij Maros

Një nga letrat që nobelisti grek Jorgos Seferis i shkruante të dashurës së tij Maro.

Seferi ishte konsulli i Greqisë në Korçë v1936-37.

[Korçë,] e Premte ora 1 në mëngjes. [26 shkurt 1937.]

I rilexova letrat nga fillimi. Po të shkruaj “dy fjalë dashurie”. Një gjë që ndjej është më e vështira për t’ju bërë ta kuptosh: sa shumë të ndjej, sa shumë të shikoj qoftë edhe nga një fjalë e vetme e jotja, si më parë nga një prekje e dorës.
Tani që i kam parë sërish të gjitha këto letra, më duket gjithmonë një frikë se mund të mos e thuash mirë atë që doje të thuash, një hezitim që të mos thuash shumë, dhe nga fundi të fillosh edhe të shkruash e ta grisësh letrën.
Lëre veten, e dashura ime, ajo është kaq e lezetshëme ashtu siç është, lëre të flasë, siç di ajo.
Do me thuash:
“A nuk bën dhe ti të njëjtën gjë?” Dhe nëse e bëj, nuk ka arsye që ti të më imitosh. E bëj kaq keq. Nëse je e dëshpëruar, më jep dëshpërimin tënd, siç më jepni shpesh gëzimin tënd. Më jep gjithçka që ke dhe gjithçka që mundesh. Por më në fund kuptoje që nuk po kërkoj asgjë tjetër.
Nëse po vonohemi të shihemi tani, duhet të përpiqemi me mjetet e pakta dhe rrethanat që kemi, me këtë letër që nxisim, të jemi sa më afër, të mos ndahemi e lëndojmë njëri-tjetrin.
Keshtu mendoj. Nëse më do akoma, eja, e dashura ime, të flasim për gjithçka pa menduar se ka gjëra që nuk duhet t’i bëjmë. E di, unë ende mendoj se kështu do të jemi në gjendje, kur të na lejohet të shihemi nga afër ,të mos themi asnjë fjalë, por vetëm të shikojmë njëri-tjetrin.
Dhe do të jetë shumë relaksuese.
Natën e mirë e dashur.
Gjatë gjithë ditës sot kam dëshiruar për dashurinë tënde.
Jorgua

| Seferis dhe Maro • Korrespondenca I’ (1936 – 1940) | Redaktimi filologjik: M. Z. Kopidakis | Botimet Ikaros.                        * Piro Dhame*

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

1 COMMENT

  1. Emri “Maro” eshte forme iliro-shqiptare e emrit “Maria / Marie”. Ky emer perdorej tek pellazget para Krishterimit. U vihej vajzave te dyta ose te treta per te ndalur lindjen e vajzave te tjera, pra ishte si nje shprehje deshire per te mos lindur me vajza. Kuptimi ka qene: “Eshte marri / maezi te na lindin dhe vajza te tjera”
    Judenjte e vjeter e kishin marre emrin “Maria / Marie / Meri[am] nga fqinjet e tyre pellazge qe jetonin ne brigjet e Mesdheut. Emri “Maria / Meri[am] haset shpesh ne Bibel.
    Maria, nena e Jezu Krishtit, ishte vajze e dyte e familjes ku ishte lindur e rritur, motra e saj me e madhe quhej “Sallome”. Edhe kunata e Shen Marise quhej po ashtu Maria, edhe nje nga besimtaret qe ndiqte Jezusin quhej Maria Magdalena…

Comments are closed.

Most Popular

Recent Comments