Wednesday, May 15, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtMigjeni- " Mjerimi tërbohet në dashuni epshore...Të gjitha hallet skami në gotë...

Migjeni- ” Mjerimi tërbohet në dashuni epshore…Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt, kur njëqind i derdh një nga një në fyt.”

Une nuk e kisha lexuar komplet “Poemen e mjerimit” te Migjenit, te shkruar rreth viteve 1932-35 kur ishte vetem rreth 22-23 vjec. Ashtu si 99% e jona une dija vetem ato 4-5 vargjet e para. Sot shkeputa disa pjese te saj qe tregojne se Migjeni ishte nje gjeni. Lexoni poshte-
”….Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qen, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uria, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do lindin me na i mbushë rrugat.
. . .ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
. . .Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bij në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
. . .Mjerimi ka motër ngushëlluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.”
–(ne foto rivarrimi i Migjenit, nga Italia ne Shqiperi ne 1956, foto Vinceś Mudroū)-  Përshtati Kozma Borova

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments