Monday, April 29, 2024
spot_img
HomeAktualitetiHERONJ APO PLEQ TË MËRZITSHËM?

HERONJ APO PLEQ TË MËRZITSHËM?

Dhe nuk kish si të mungonte Elez Biberaj, nuk mund të rrinte ai pa thënë një fjalë për demokracinë shqiptare , në fund të fundit ka 30 vjet që këtë punë bën ashtu siç e filloi me llërë përveshur e shpatë mprehur më 91shin kundra kalit të vetëngordhur , Partisë së Punës që andej larg , përtej oqeanit , i vendosur ta shpinte në varr por jo me dorën e tij por me të dikujt nga brenda saj dhe gjeti një sekretar të përkushtuar të Partisë së Punës, Sali Berishën. Si i tillë ai dinte mirë të përdorte gjuhën e duhur për të mbajtur gjallë luftën e klasave duke evidentuar armiqtë e jashtëm e të brendshëm e duke i luftuar me sukses ata . Kjo gjuhë e drunjtë , ky bulizëm e aciditet në komunikimin publik rezultoi kaq i suksesshëm në gjuhën publike sa praktikisht morri formën e mënyrës së të bërit politikë duke krijuar kështu berishizmin , një gjuhë politike që u adaptua edhe nga ata të rinj që kërkonin me nxitim të ngjitnin shkallët e politikës biles u përdor me sukses nga kundërshtari i tij për ta mundur atë megjithëse deri atëherë ishte i njohur si një publicist me një brilancë perëndimore .
Sot Edi Rama e ka përsosur berishizmin duke përdorur si artist penelatat emocionale të huazuara nga klasikët e letërsisë shqipe si Noli e Çajupi e duke i zgjedhur fjalët me kujdes nën moton “unë e dashuroj shqipen ” për të mos rënë në berishizmin primar , atë atavizmin të vrazhdësisë provinciale me akuza të pavërtetuara dhe përbaltjen e kundërshtarit me familje ,fëmijë e soj e sorollop duke ndotur këdo pranë tij por në esencë është po ajo gjuhë , e zgjedhur me kujdes , e përpunuar në përsosmëri , një si ta quash “soft bulling” i ndërgjegjshëm që po përdor instrumentin e duhur , atë më efikasin për të arritur zemrat e një populli i sigurt që në fakt e mbështet dhe e do por që pa përulur kundërshtarin nuk e kupton dot betejën politike .
Në një shkrim timin në kohën e qeverisjes së Trampit kam shprehur mendimin deri në bindje se ai që do të vinte në shtëpinë e bardhë pas tij do të ishte një Tramp me ngjyrë blu por ja që u gabova . Shtëpia e bardhë tashmë është përsëri shtëpia e një burri të urtë me tradita familjare , katolik i përkushtuar , me pak fjalë si e përshkruajnë humorisët amerikanë “same boring old white guy ” që qeveris me urtësi e vendosmëri e duke fshirë nga gjuha publike aciditetin e twiterave të paraardhësit të tij. Këtë po mundohet të pasqyrojë edhe pasardhësi i Berishës në gjuhën e tij i ndërgjegjshëm gjithsesi se nuk do te mund te arrijë zemrat e shqiptarëve por me meritë se po i hap rrugë të bërit politikë pa përbaltje personale . Paaftësia qeverisëse që përshkruan karierën e tij politike dhe gafat e panumërta nuk lënë shumë shteg për fitore por personalisht e vlerësoj për të ardhmen e gjuhës politike dhe opozitarizmit në Shqipëri.
Nuk di a do të vijë një ditë kur shqiptarët do të kujtohen se të parët e tyre kanë qenë burra të urtë e të mençëm e dinin të bisedonin burrash e me rradhë rreth tryezës ,të dëgjonin , respektonin biles deri ndihmonin kundërshtarin por kurrë ta përbuznin , apo një ditë kur kryeministrat e ministrat e vendit tim nuk do të jenë më heronj por thjesht shërbëtorë kokëulur të popullit , emrat e të cilëve do të mund të harrohen menjëherë pas katërvjeçarit ose siç thotë humoristi amerikan
“ca pleq të mërzitshëm ” ?
SourceAdi Nova
RELATED ARTICLES

1 COMMENT

Comments are closed.

Most Popular

Recent Comments