KreuAktualitetiKorçë, 10 dhjetor 1916...Letër nga koloneli Descoins drejtuar gjeneralit Leblois, që komandonte...

Korçë, 10 dhjetor 1916…Letër nga koloneli Descoins drejtuar gjeneralit Leblois, që komandonte Ushtrinë Franceze

Letër nga koloneli Descoins drejtuar gjeneralit Leblois, që komandonte Ushtrinë Franceze të Orientit, në Manasti.

Korçë, 10 dhjetor 1916

Nr 178/S
Kam nderin t’ju informoj për sa vijon: Siç e parashikova, çështja shqiptare lindi në Korçë në formën e përcaktuar në paragrafin 2 të raportit tim nr.132/S të 6 dhjetorit 1916.

Mëngjesin e sotëm të 10 dhjetorit prita vizitën e 14 delegatëve të popullatës, njëri prej tyre u shpreh me këto fjalë:
“Ne, delegatë të popullit shqiptar, vijmë për t’i deklaruar përfaqësuesit të Francës se Kazaja {prefektura} e Korçës me vartësitë e saj Bilishttin,Kolonjën, Oparin dhe Gorën, tani e tutje është një krahinë autonome e administruar nga nëpunësit civilë shqiptarë.
Ne kërkojmë të vendosemi nën mbrojtjen e autoritetit ushtarak francez. » Deklarata dhe kërkesa, duke mos pasur asgjë në kundërshtim me shënimin nr. 2995 (C.A.A.) të datës 29 nëntor 1916 për krijimin e Territorit Ushtarak në Korçë,unë iu përgjigja:
“Ju vini të më shprehni vullnetin e popullit shqiptar të Kazasë së Korçës për të jetuar tash e tutje i lirë dhe kërkoni mbrojtjen e ushtrisë franceze. Si përfaqësues i Komandës Franceze, jam dakord me kërkesën tuaj.
Ndaj deklaroj se nga sot, 10 dhjetor, Kazaja e Korçës, me vartësitë e saj Bilishtin, Kolonjën, Oparin dhe Gorën, konstituohet si një krahinë autonome, e administruar nga nëpunësit civilë shqiptarë, nën mbrojtjen e autoritetit ushtarak francez. »
Prandaj, unë dhe delegatët kemi hartuar dhe nënshkruar protokollin, një kopje e të cilit është bashkangjitur.
Administrimi dhe policimi i territorit tani e tutje sigurohet sipas kushteve të përcaktuara në protokoll.
Rendi dhe qetësia më e plotë nuk kanë reshtur së sunduari në qytet.
Salih Budka, i informuar për ngjarjet, më njoftoi se ishte në anën tonë.

Protokolli Korçë, 10 dhjetor 1916
I. Në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar të shprehur nga delegatët e saj, Kazaja e Korçës, me vartësitë e saj Bilishtin,Kolonjën,Oparin dhe Gorën, konstituohet si një krahinë autonome, e administruar nga nëpunësit civilë shqiptarë, nën mbrojtjen e autoriteti ushtarak.francez.
II. Administrimi i Kazasë i është besuar një këshilli prej 14 anëtarësh, gjysmë të krishterë, gjysmë myslimanë. Ky Këshill është përgjegjës për:
1) studimi i të gjitha masave duke pasur parasysh mirëadministrimin e Kazasë së Korçësbdhe vartësive të saj;
2) kontrolli i funksionimit të të gjitha shërbimeve publike.
III. Këshilli do të propozojë për pranimin e autoritetit ushtarak francez emrat e mbajtësve të posteve të ndryshme. Emërimet në këto poste do të bëhen nga autoriteti ushtarak francez.
IV. Do të krijohet, nën autoritetin e Prefektit të Policisë, një organ xhandarmërie-policie përgjegjëse për ruajtjen e rendit të brenfshëm.
V. Do të krijohet një organ i “xhandarmërisë së lëvizshme shqiptare” përgjegjës për ruajtjen e pavarësisë së territorit dhe lirisë së banorëve të tij.
VI. Për të njëjtin qëllim, mund të krijohen edhe trupa të rregullt vullnetarësh, madhësia e të cilave do të varet nga rrethanat dhe kreditet e disponueshme.
VII. Kur thirren për të vepruar, forcat e policisë, xhandarmëria lëvizëse dhe trupat vullnetare do të jenë nën autoritetin epror të oficerit francez që komandon Kazanë e Korçës
VIII. Gjuha zyrtare do të jetë shqipja.
IX. Flamuri i Kazasë së Korçës do të jetë standardi tradicional i Skënderbeut me një kravatë trengjyrësh në ngjyrat franceze.

Për popullsinë, delegatët: [Emrat e delegatëve] Për autoritetin ushtarak francez:
Kolonel Descoins, komandant ushtarak i Korçës.

Piro Dhame_ Në Korçë tonë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit