Korçë/ U përplas nga makina në rrugë, ndërron jetë në spital 18-vjeçari
Policia njofton se rreth orës 19:45 mjeti Benz me drejtues L.S, aksidentoi këmbësorin F.M, 18-vjeç, me këtë të fundit që nuk i mbijetoi plagëve.
18-vjeçari që u godit këtë mbrëmje nga makina në rrugën pranë Bulgarecit, për fat të keq ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës ku u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë.
Policia njofton se rreth orës 19:45 mjeti Benz me drejtues L.S, aksidentoi këmbësorin F.M, 18-vjeç, me këtë të fundit që nuk i mbijetoi plagëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
@NewsIn.Al

