Korçë…Skëndërbe…e njëjta dashuri është!
A mund t’i ndash të dyja? Të jesh korçar nuk ka nevojë të përgjigjesh për këtë…së bashku janë një serenatë, ku vargu dhe muzika harmonizohen me njëra tjetrën!
Po sot, ku është Skënderbeu ynë? Po ne, që gjithë këto vite ky ekip na veshi me stofin e kampionit, ku jemi?
Të vjen keq kur shikon këtë kohë shkallët e stadiumit, të ftohta, “pa dashuri”, pa Korçë, që duket sikur “qajnë” nga mungesa e frymës, tifozërisë korçare, tifozërisë tonë, që edhe në vitet më të këqia i mbushën ato me dashurinë dhe serenatat për ekipin e zemrës, Skënderbeut tonë!
Sot jemi të dënuar nga padrejtësia dhe është brenda normalitetit që ekipi ynë mos jetë ai absoluti, sepse dhe lojtarët nuk janë ata “të mëdhenjtë” e zakonshëm që ne u mësuam të shikonim, por ne jemi të njëjtit…këtë mos e harrojmë kurrë! Nuk jemi ata që ishim, por përsëri jemi në lojë…kemi ekipin tonë, plot me djem të rinj të talentuar me drejtues kampionë si presidentin Takaj me stafin e tij dhe pa dyshim përkrahjen e pa kursyer te bashkisë! Kemi zemrën e Korçës, bekimin e saj…
Ne e dimë që të gjithë i kemi kundra, e kemi ditur dhe më parë këtë, por Skënderbeun nuk e kemi braktisur kurrë!
Le të jemi të gjithë bashkë në këtë fillim të vështirë sezoni.
Skenderbeu yne, krenaria jonë…një jetë me ty!!!

NewsIn. Al

