Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKorçë, viti 1935/ "Muhabet sokakësh..."

Korçë, viti 1935/ “Muhabet sokakësh…”

Korçë, viti 1935…
“Muhabet sokakësh…”

Po shëtitnja rrugës si i dembelosur
Në Ç’do prak e portë gratë qen’ radhosur,
Plaka rri tjer leshnë me furk’ e me boshte
Nga kujtim I jetës, nuseve i-u thoshte:
Si shkoj çupërinë e si qe martuar,
Sa vjet shkoj me burrën praknë s’kish kaluar.
Vajzat I ven veshin qeshin, qesëndisin
Me kohën e shkuar. Shpejt e shpejt qindisin
Me k’to llërë jashtë, me k’ta thonj me majë
Qindisin e qepin pregatitin pajë.
Pregatitin pajë, borot plot I kanë
Po s’pat napolona nuk i-a kan sevdanë.
Kur mbaron së tjeri plaka mbështjell trëmbë
I ndihmon dhe vasha ndenjur këmb’ mi këmbë.
Fillon muhabeti për miq e për shoqe
Dje a qe në kishë, kë pe e kë poqe,
Kush vall’ paska lindur dhe kush qënka vluar,
Kush u-nda nga burri dhe Kush qe martuar,
Kush nuk shkon me vjerrën dhe Kush me kunanë
Dhe pas modhës fundit Kush e kish fustanë.

-Ja po vjen dhe Cilja nisur pispillosur
Të bardhët që blevi nuk e paske sosur,
I shkëlqen surati si një fletë Kartë
S’ka turp del dhe rrugës; duke gdhir’ e Martë
U-kërlesh me burrën sa u-mbloth mëhalla
Kërkonte kapellë…s’i mjafton mësalla.
-Veç kur kalon rrugës një me zarzavate
Kujtohen për darkë, ndryshe shkoj e vate,
Do t’shpifte do t’thoshte: “të keqen o burrë
Sonte s’bëra gjellë se kam qën’ s’murë,.”
Kur bie këmbana për hesperoninë
Plakat zenë falen, nuseve i-u thonë:
“Shko ndisni kandilë sa të mbaj tër’ natën
Nesër kemi kremte I paçim Uratën. ”

-Pa shihni moj korba se shkon Pal’ I Mitit
Shih si kapardiset, si zog’ I petritit,
Thonë se kërkon nuse dashka të martohet,
Me parat e prikës do që të harrohet.
-Nuk është e vërtetë Pali nuk do prikë
Se I la I ati vet’ qe n’Amerikë.
-U moj ç’na çudite na thua se ka
Mua më tha burri shpin’ e ka befa.
-E kush I nxiu ditën , k’shu e bënë bujë
K’to dëgjova mbrëmë kur mbushnja ujë.

Sa din e sa njohin s’lenë pa gojosur 

Ky lloj muhabeti kurrë s’ka të sosur,
Muhabet I ëmbël, muhabet sofati
Goja s’u rresht kurrë duart si sahati,
Punojn’ e nxitojnë në port’ e në pragje
Gjith rrugët e Korçës me gra vargje-vargje .&j&

Revista Rilindja , shkrim nga Kristaq Cepa.

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments