Edhe pse në fillim u paralajmërua se “Ferma VIP” do të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka vendosur t’i rikthehet formatit të sezoneve të kaluara.
Burime për “Prive” bëjnë me dije se reality show pritet të mbyllet pas rreth 80 e ca ditësh transmetim, duke mos e çuar garën deri në korrik siç ishte planifikuar fillimisht.
Sipas informacioneve që po qarkullojnë, finalja e madhe mund të mbahet në mesin e qershorit, me datat 15 ose 19 qershor si opsionet më të mundshme për ndarjen e çmimit të madh.
Një nga arsyet kryesore të këtij vendimi lidhet me nisjen e sezonit veror dhe interesin e madh që pritet të marrë Kampionati Botëror i Futbollit, i cili zakonisht mbledh publikun para ekranit.
Mesa duket, produksioni ka zgjedhur ta mbyllë spektaklin në momentin më të favorshëm të audiencës, përpara se vëmendja e publikut të zhvendoset tek sporti.(Tirana)
@NewsIn.Al
