KreuAktualitetiKorçë_ Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut,...

Korçë_ Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topciu.

Korçë_Ndahet nga jeta në moshën 80 vjeçare ish futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topcxiu.

Për 12 vite, nga viti 1960-1972 Topciu do të luante me ekipin e Skënderbeut duke qenë nga mbrojtësit dhe mesfushorët më të mirë të kësaj skuadre.

Veteran Topciu ishte jo vetëm futbollisti model bardhekuq por qytetari i nderuar i Korçës.

VETO-ja do të kujtohet gjithmonë për sjelljen dhe ngrohtësinë që ju afronte njerëzve. Ne patëm fatin ta njihnim nga afër Veteranin, edhe si futbollist, edhe si mjeshtër në Uzinën Mekanike të qytetit, reparti i kuzhinetave.

Ai dhe sot ka qenë në takimet e bashkisë Korçë në bibloteken “Thimi Mitko”, për të folur për shqetësimet dhe problemet e qytetit të tij. Aty ka shfaqur probleme shëndetësore, ndërhyrja ka qenë e menjëhershme nga ana e spitalit të Korçës të cilët kanë bërë gjithçka për të mbajtur në jetë ish futbollistin e Skënderbeut i cili fatkeqësisht është ndarë nga jeta.

Lamtumirë i nderuar mik! Lamtumirë Veteran Topçiu!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit