(Korçes, nga Tika Cenoja, pa i hequr asnje presje… )
Njehere nje tirans me tha: pse korcaret i fshijne Rrugicat kaq paster?

Fare e thjeshte, I thashe . Sepse e duan Korcen, i kendojne Korces. Martohen ne Korce dhe jetojne bashke me te ne cdo ender te saj. Se digjojne telat e kitares e mandolines, teksa flejne. Dhe cohen e hapin perdhushken, per te pare dhemken e tyre. Per tu dehur ne serenaten e embel, dhe krahet e agimit qe po vjen. Sepse ngrihen erret qe me nate, dhe ndezin sobat ne dimrin e acarte, dhe bejne gati mengjezin. Dhe bashke me ngrohtesine e sobes, mbushin me dashurine e tyre gjith familjen. Sherbejne dhe slodhen deri ne mbremje. Aty pas sobes me shtijat e tyre, thurrin triko e corape leshi, derisa syri tju dremite. Jane nikoqire, te embla, te dashura dhe zonja. Beharit, pasi i vene punet me terezi, dalin tek sofati e kuvendojne me njeratjetren. Pershendesin kalimtaret, edhe i shoqerojne nga pas edhe me ndonje thashethemke, por dhe me ndonje llagap te vockel si per qef. Rrekllejne dhe kafecken dhe keshtu i rrikthehen punes, me duart e tyre qe nuk lodhen kurre, derisa…
Kjo eshte Korca dhe korcarkat o tiranso. Prandaj thone, o korcare o hic fare ..
Gjithshka e mire fillon nga dashuria…


