HomeAktualitetiKu janë "Të plotfuqishmit", ata që për vite të tëra  "pushtuan" pushtetin?...

Ku janë “Të plotfuqishmit”, ata që për vite të tëra  “pushtuan” pushtetin? /ILIR JANO

Ku janë “Të plotfuqishmit”, ata që për vite të tëra  “pushtuan” pushtetin??? Kush do t’ja u gjeje adresat e vilave???


Kush do ta prishë atë imazh “te pamëshirshëm” të politikës, ku luksi i vjedhur ngrihet mbi korrupsionin vrasës, përçmues, mashtrues e denigrues???
Kush do ktheje ne origjinë HIÇËT e fryrë që notojnë mbi thasë të infektuar me lek…mbi thasë krundesh që si pasuri trashëguan veç “krunderinë” mendore të tyre??? Kush??? Harresa…pandëshkueshmëria???
Nëse drejtësia nuk fillon nga ata, asnjëri prej tyre nuk do të ketë mundësi të dëshmojë për një të vërtetë…për një të “shkuar” që është bërë si në përralla, në pasuri shumëmilionëshe. Asgjë nuk mund të sjellë ndryshimin që presin të gjithë, nëse nuk QËROHET kjo ” vulë” qe la pas kjo gardë, njollë turpi e Shqipërise. ..njollë e zezë që shtrëngon fort, haracin e rëndë që paguhet aq shtrenjtë sot . Nuk fillon drejtësia me mjekë të dënuar, as me roje të korruptuara, por fillon dhe nuk mbaron me “ATA” që firmosin, urdhëruesit me imunitet që perqeshin përditë, çdo orë e minutë këtë popull që të gjen pa brekë e të vesh kostum!
Doni të gjeni të korruptuarit ju?
Më mirë se “ATA” askush nuk i di…dëgjoni akuzat që ata vetë i kanë bërë njëri tjetrit, investigoni dhe çdo gjë do ju bëhet më e thjeshtë.
Cilët ishin pa pushtet dhe kush janë sot…

#Ilir Jano

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments