KreuAktualitetiKorrupsion_“Katër pedagogë u arrestuan sot në Shkodër. Merrnin lekë në provime”

Korrupsion_“Katër pedagogë u arrestuan sot në Shkodër. Merrnin lekë në provime”

Korrupsion_“Katër pedagogë u arrestuan sot në Shkodër”, Avokati: Merrnin para nga studentët për provime

Avokati Arben Llangozi i ftuar në “Breaking” tha se vetëm ditën e sotme janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës.

Sipas avokatit, këto arrestime janë bërë sepse dyshohet se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit, duke marrë ryshfet nga studentët.

“Jo më larg se sot janë arrestuar katër pedagogë në Universitetin e Shkodrës për korrupsion, asnjë media nuk flet. Pse? Sepse policia së bashku me prokurorinë kanë mbuluar ngjarjen. Janë të arrestuar që në mëngjes, janë kapur flagrancë edhe nuk janë publikuar emrat. Kanë marrë ryshfet nga studentët për provimet. Unë e kam informacion të brendshëm, kanë ndryshuar dhe prokurorin dhe e mbajnë sekret”, tha avokati.(Tirana news)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit