HomeAktualitetiKos: Shqipëria të shfuqizojë sa më shpejt ligjin për Investimet Strategjike

Kos: Shqipëria të shfuqizojë sa më shpejt ligjin për Investimet Strategjike

Komisionerja Marta Kos deklaroi se mbrojtja e mjedisit, edhe në rastin e projektit konkret, përfshihet në kriteret që duhen përmbushur për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ajo bëri të ditur se, përpara nisjes së protestave, ishte arritur një marrëveshje me Shqipërinë që brenda këtij viti të shfuqizoheshin ligji për investimet strategjike dhe amendamentet e vitit 2014. Kos u bëri thirrje autoriteteve që këtë angazhim ta përmbushin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sipas saj, protestat dhe mënyra se si shtetet reagojnë ndaj tyre janë pjesë e proceseve demokratike. Komisionerja theksoi gjithashtu se anëtarësimi është një proces i vazhdueshëm dhe se Shqipëria duhet ta përafrojë legjislacionin në përputhje me dakordësinë e arritur.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments